Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Mitrovicë, ia vodhi identitetin një personi
Kronika
September 15, 2023 - 09:25
Një shtetas nga Shqipëria është arrestuar të enjten në Mitrovicë.
Ai dyshohet se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri