Rrokulliset me motokultivator, vdes një person në Suharekë

Rrokulliset me motokultivator, vdes një person në Suharekë

Kronika September 15, 2023 - 09:15

Një person ka vdekur në Suharekë pas një vetaksidenti.

Është raportuar se viktima mashkull me motokultivator ishte rrokullisur dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri