Dogana aksion në Fushë-Kosovë, konfiskohen pjesë veturash në vlerë 10 mijë euro

Dogana aksion në Fushë-Kosovë, konfiskohen pjesë veturash në vlerë 10 mijë euro

Kronika September 14, 2023 - 10:23

Më datë 11 shtator 2023, në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, Dogana e Kosovës kishte gjetur e sekuestruar disa mjete për vetura si të kontrabanduara.

Pas hetimeve, Dogana ka arritur të lokalizojë objektin ku këto pjesë shiteshin në mënyrë të parregullt dhe kanë kryer bastisje në këtë lokacion, raporton Zeri.info.

Në objektin e Fushë-Kosovës janë gjetur pjesë për rezervën ulëse dhe pjesë të tjera të veturave, për të cilat personat përgjegjës s’kanë poseduar dokumentacion.

“Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 euro dhe për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë. /Zëri

Image