Kaçanik, lëndohet një person në vendin e punës

Kaçanik, lëndohet një person në vendin e punës

Kronika September 14, 2023 - 08:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull në Kaçanik ka pësuar lëndime gjatë kohës sa ishte në vendin e punës.

Bëhet e ditur se ai ka lënduar gishtin e dorës dhe se ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorati i Punës. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Zëri