Nën kërcënimin e armës, dy persona i grabitin para një prishtinasi
Foto: Ilustrim

Nën kërcënimin e armës, dy persona i grabitin para një prishtinasi

Kronika September 14, 2023 - 08:23

Një grabitje ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 03:48, në Prishtinë, ku dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së gjatë i kanë grabitur para një personi.

Sipas viktimës, të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe se rasti është duke u hetuar. /Zëri