Arrestohet për dhunë në familje një person në Drenas

Arrestohet për dhunë në familje një person në Drenas

Kronika September 14, 2023 - 08:19

Një person është arrestuar ditën e djeshme në Drenas si i dyshuar për dhunë në familje.

Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një femër, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia njofton se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri