Reagon Komuna e Deçanit: I arrestuari për ryshfet, nëpunës i MPB-së

Reagon Komuna e Deçanit: I arrestuari për ryshfet, nëpunës i MPB-së

Kronika September 13, 2023 - 22:05

Komuna e Deçanit ka reaguar ndaj raportimeve se “Një zyrtar i Komunës së Deçanit është arrestuar sot, pasi dyshohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Komuna ka thënë se personi në fjalë është nëpunës i Ministrisë së Brendshme dhe se nuk ka lidhje me Komunën e Deçanit.

“Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”.

LEXO EDHE: 

Arrestohet për “marrje ryshfeti” nënpunësi i Qendrës së Regjistrimit Civil në Deçan

“Gjithashtu me aq sa jemi të informuar nga kjo Qendër, i dyshuari H.I. ka një periudhë kohore që është transeferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut!”.

“Për informata tjera besojmë që do të përgjigjen zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, MPB-së, pasi që është zyrtar i kësaj Ministrie, i angazhuar për një periudhë kohore në Komunën e Deçanit, e tani në Komunën e Junikut”, ka deklaruar tutje Komuna e Deçanit.