Arrestohet për “marrje ryshfeti” nënpunësi i Qendrës së Regjistrimit Civil në Deçan
Foto: Laura Hasani

Arrestohet për “marrje ryshfeti” nënpunësi i Qendrës së Regjistrimit Civil në Deçan

Kronika September 13, 2023 - 16:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar H.I., nënpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil në Deçan.

Sipas njoftimit të Polcisë thuhet se ai dyshohet se gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar rreth 1800 euro nga J.J, i cili është nga Deçani dhe jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjescivile në Deçan.

Po ashtu në fund të muajit gusht 2023, në Facebook është publikuar edhe një pretendim se I dyshuari, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani.

Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale: ‘marrja e ryshfetit’

Sot, i dyshuari është arrestuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.