Aktakuzë ndaj personit që kërcënoi gazetarin

Aktakuzë ndaj personit që kërcënoi gazetarin

Kronika September 13, 2023 - 10:27

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, më 27 gusht 2022, rreth orës 23:30 në Prishtinë, pasi i dëmtuari B.V., në cilësinë e gazetarit, paraprakisht kishte publikuar një artikull në portalin “Gazeta Shneta”, lidhur me specializimin e të pandehurit, ky i fundit i revoltuar nga ky shkrim, me qëllim të frikësimit, nga llogaritë e tij në rrjetin social “Facebook” e kanos seriozisht të dëmtuarin, duke i shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.

“Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Zëri