Shqiptarët drejtojnë plantacione kanabisi “nën hundën” e Policisë në Belgjikë

Shqiptarët drejtojnë plantacione kanabisi “nën hundën” e Policisë në Belgjikë

Kronika September 12, 2023 - 22:20

Katër shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë belge pasi akuzohen se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit në një banesë në zonën e quajtur Roeselare.

Bëhet me dije se hetuesit kanë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi në një shtëpi private që ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.

Sipas mediave të huaja efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme./A2 CNN