Dogana konfiskon çaj për dobësim dhe një armë zjarri në Ferizaj

Dogana konfiskon çaj për dobësim dhe një armë zjarri në Ferizaj

Kronika September 12, 2023 - 15:08

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative, njësitë e antikontrabandës nga Dogana e Kosovës kanë organizuar një kontroll te një subjekt në Ferizaj.

Kontrolli ka gjetur sasi të konsiderueshme të produkteve si çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në Kosovë.

Dogana po ashtu ka njoftuar se gjatë kontrollit është zbuluar edhe një armë zjarri, e cila nuk kishte dokumentacion dhe leje të nevojshme për mbajtjen dhe posedimin e saj.

“Duke qenë kjo një vepër penale, arma menjëherë është dorëzuar te Policia e Kosovës. Mallrat janë sekuestruar nga njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës. Procedurat e nevojshme janë nisur për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe subjektin përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri

Image
Arma e sekuestruar