Në dy raste të ndara, Policia dhe Dogana parandalojnë mallra të kontrabanduara nga Serbia [foto]

Në dy raste të ndara, Policia dhe Dogana parandalojnë mallra të kontrabanduara nga Serbia [foto]

Kronika September 12, 2023 - 14:27

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task-Forcës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njofton se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, të hënën në dy raste të ndara është parandaluar dhe është zbuluar kontrabandimi me mallra.

Rasti i parë është zbuluar në brezin kufitar Serbi – Kosovë, ku me një veturë një 35-vjeçar ka tentuar të bëjë kontrabadim me mallra, transmeton Zeri.info.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinë – Dobërqan, ku një veturë me targa serbe kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rasti 1

Pas pranimit të informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar Serbi-Kosovë, Njësiti Task-Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, ku drejtues ishte personi R. M., 1988 mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjetin e tij i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Rasti 2

Në rrugën Stublinë - Dobërqan automjeti Tauran, me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task-Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari me iniciale F. M. mashkull, shtetas i Serbisë, në automjet kishte pasur të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro.

Lidhur me rastet të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar , malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla.

Image
Image
Image
Image