Një i burgosur ikën nga Burgu i Dubravës

Një i burgosur ikën nga Burgu i Dubravës

Kronika September 12, 2023 - 11:18

Një i burgosur është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili ka njoftuar se i dënuari K.B. ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.

Ai ishte i dënuar me tre vjet burgim dhe do të lirohej më 16.12.2024.

“Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. /Zëri