Vrasja në Podujevë, Policia tregon çka gjeti në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve

Vrasja në Podujevë, Policia tregon çka gjeti në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve

Kronika September 12, 2023 - 09:14

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e së hënës në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë ka mbetur i vdekur dhe gruaja e tij e plagosur është dërguar për trajtim në QKUK.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës bashkë me të dyshuarin, i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bastisur shtëpinë e të arrestuarit, ndërsa në të ka gjetur armë, fishekë dhe dy antiplumba, transmeton Zeri.info.

“Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri