Mbi 200 gëzhoja u gjetën tek vendi i krimit, pamje nga Athina ku mbetën të vrarë gjashtë shqiptarë

Mbi 200 gëzhoja u gjetën tek vendi i krimit, pamje nga Athina ku mbetën të vrarë gjashtë shqiptarë

Kronika September 11, 2023 - 20:43

Brenda dhe jashtë kësaj veture, janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë.

Imazhi është publikuar nga TopChannel i cili ka siguruar pamjen nga vendi i ngjarjes.

Image
Makina, brenda së cilës ndodhen viktimat

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë problemet mes bandave në shtetin fqinj.

LEXO EDHE: 

Gjashtë persona gjenden të vrarë në Greqi, dyshohet të jenë shqiptarë

Mbi 200 gëzhoja, të dala nga 4-6 armë të ndryshme janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.

Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimin për tragjedinë që tronditi zonën këtë pasdite.