Policia e Kosovës arreston një serb në Prishtinë, kërkohej nga INPERPOL-i
Foto: Zëri / Ilustrim

Policia e Kosovës arreston një serb në Prishtinë, kërkohej nga INPERPOL-i

Kronika September 11, 2023 - 19:36

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar një serb 28-vjeçar me inicialet J.P., i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i.

Sipas njoftimit, arrestimi i serbit 28-vjeçar është bërë nga njësiti ILECU-FAST Kosova në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, shkruan Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla”, ka njoftuar Policia.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Policia e Kosovës, përmes njësisë FAST Kosova, arrestoi një person të dyshuar, të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Prishtinë, më 11 shtator 2023

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot me datën 11.09.2023 ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend, përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar. /Zëri