Flet axha i të vrarit në Podujevë: Tek ne është edhe një Kanun

Flet axha i të vrarit në Podujevë: Tek ne është edhe një Kanun

Kronika September 11, 2023 - 19:03

Një vrasje dhe një plagosje ndodhi gjatë ditës së sotme në Podujevë. Rrethanat se si ndodhi akti, mbeten ende të panjohura.

Megjithatë, ka folur axha i viktimës, Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

“Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.

“Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”, tha ai për Klan Kosovën.

“Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

“Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

“Jo, sepse sikur të kishte ndonjë problem kishim ndërhy ne të vjetrit. Edhe besoj që e kishim rregullu problemin. Ka mirëkuptim mes njerëzve të vullnetit të mirë. Nuk ka pasë asnjë problem”.