Policia në Ranillug ia konfiskon serbit një pushkë gjuetie, prodhim rus
Foto: PK

Policia në Ranillug ia konfiskon serbit një pushkë gjuetie, prodhim rus

Kronika September 11, 2023 - 14:53

Ditën e diel një serb, shtetas i Kosovës, ka njoftuar Policinë e Kosovës për disa probleme me vëllain e tij, G.Dj., viti i lindjes 1967.

Pas kësaj njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë mësuar se i dyshuari posedon armë zjarri, raporton Zeri.info.

Pas kësaj me leje nga prokurori i Shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur një pushkë gjuetie, prodhim rus.

“Arma e gjetur është konfirmuar si dëshmi për gjykatën, ndërsa ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim. /Zëri