Në Burrel një fëmijë sëmuret në çerdhe, vdes në spital
Foto: Ilustrim

Në Burrel një fëmijë sëmuret në çerdhe, vdes në spital

Kronika September 11, 2023 - 13:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Burrel të Shqipërisë. Mësohet se një 2-vjeçar ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spital. Fatkeqësisht, fëmija ka vdekur në spital.

“Një fëmijë i mitur i moshës 2 vjeç, në ambientet e çerdhes nr. 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital“, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Abcnews.al.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.