Arrestohet një femër në Fushë-Kosovë, kanosi menaxheren e një pompe derivatesh

Arrestohet një femër në Fushë-Kosovë, kanosi menaxheren e një pompe derivatesh

Kronika September 11, 2023 - 08:30

Një femër është arrestuar ditën e djeshme, rreth orës 07:40, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje menaxheren e një pompe derivatesh ku punonte ajo.

E shkak për këtë dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që kanë pasur në lidhje me një pagesë.

“Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri