Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen nëntë persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen nëntë persona

Kronika September 10, 2023 - 20:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona’’.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.