Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë e kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë e kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Kronika September 10, 2023 - 14:31

Babë e bir janë arrestuar në Shkodër pasi kishin përshtatur lokalin e tyre në lagjen “Skënderbeg”, për shitjen e dozave të kokainës dhe cannabis sativës.

1.3 kg kanabis dhe dhjetëra doza të kësaj lënde narkotike dhe kokaine janë sekuestruar nga policia.

Një 22-vjeçar u kap gjithashtu me doza kokaine gjatë këtij operacioni dhe do të hetohet në gjendje të lirë.Ndërkohë, një 16-vjeçar që lëvizte me motor për të shpërndarë kanabisin është gjithashtu nën hetim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./euronews.al