Vdes personi që u godit nga një veturë në Novolan të Vushtrrisë

Vdes personi që u godit nga një veturë në Novolan të Vushtrrisë

Kronika September 10, 2023 - 09:11

Me datë 08.09.2023 një mashkull në Novolan të Vushtrrisë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ishte goditur nga një veturë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.

Policia njofton se sot i njëjti ka vdekur gjersa ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri