Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prizren – Suharekë

Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prizren – Suharekë

Kronika September 09, 2023 - 22:14

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në autostradë, drejtimi Prizren – Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi bën të ditur për teve1.info se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Policia rreth orës 18:25 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë km i 27. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke e trajtuar këtë aksident duke bërë vend-shiqimin dhe duke u marrë me procedurat për të kompletuar rastin”, ka theksuar Krasniqi.