U rrah nga Radojçiqi për interesa financiare, shkarkohet kryetari paralel i Mitrovicës Verore

U rrah nga Radojçiqi për interesa financiare, shkarkohet kryetari paralel i Mitrovicës Verore

Kronika September 09, 2023 - 18:00

Para disa ditësh u raportua se kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksandër Spiriq, është rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq.

Një gjë të tillë për Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda organeve të sigurisë së Kosovës.Ngjarja ka ndodhur në fund të gushtit, ndërkohë që nga të njëjtat burime nga organet e sigurisë konfirmohet se Aleksandër Spiriq është dërguar në malet e Kopaunikut dhe atje është rrahur brutalisht nga ana e Milan Radojçiqit.

Ndërkaq, Dukagjini ka mësuar se Spiriq, është shkarkuar nga pozita e kryetari të Komunës paralel të Mitrovicës së veriut.