Policia gjuhet me gurë derisa sekuestronte veturën me dru ilegal në Kaçanik

Policia gjuhet me gurë derisa sekuestronte veturën me dru ilegal në Kaçanik

Kronika September 09, 2023 - 08:50

Disa zyrtarë policorë janë sulmuar të premten në fshatin Ivajë të Kaçanikut.

Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë.

“Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Zëri