Arrestohen tre persona që sulmuan tre zyrtarët e pylltarisë në Skenderaj

Arrestohen tre persona që sulmuan tre zyrtarët e pylltarisë në Skenderaj

Kronika September 08, 2023 - 22:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer këtë vepër ndaj zyrtarëve të pylltarisë me datë 03 shtator 2023 në fshatin Qybrel të Skenderajt, raporton zeri.info.

“Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Zëri