Arrestohet ish-zyrtari policor Goran Saviç, dyshohet se ka sulmuar dy serbë në veri

Arrestohet ish-zyrtari policor Goran Saviç, dyshohet se ka sulmuar dy serbë në veri

Kronika September 08, 2023 - 19:47

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se mbrëmë në Zubin Potok kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave.

Ai po ashtu ka thënë se është arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Savic, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021. I njejti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb, raporton Zeri.info.

“Ditën e përmbyllim me lajmin e mirë që Policia jonë i është bashkuar kampanjës së EUROPOL#TheNetThatWorks, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor. Kjo nismë pjesë e së cilës është edhe Policia e Kosovës, synon promovimin e bashkëpunimit me qëllim të trajtimit të kërcënimeve kundër sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, atij kibernetik dhe terrorizmit”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri