I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët
Foto: Laura Hasani

I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët

Kronika September 08, 2023 - 15:19

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj avokatit Hamdi Jashari, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit H.J. i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muajsh”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Ndryshe, edhe më 7 korrik 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë, në përgjigjen e saj, kishte njoftuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Jashari.

Ndërkaq, më 8 qershor 2023 avokati Jashari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit të Shtetit ishte ndaluar fillimisht për 48 orë. /BetimipërDrejtësi