Këputet litari i ashensorit në një objekt në Gjakovë, dy të lënduar rëndë

Këputet litari i ashensorit në një objekt në Gjakovë, dy të lënduar rëndë

Kronika September 08, 2023 - 14:13

Dy persona kanë marrë fraktura të rënda mbrëmjen e së enjtes si pasojë e këputjes së litarit të ashensorit në një objekt banesor në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tregoi se në ashensor kanë qenë një çift me dy fëmijë. Zëdhënësi njoftoi se ashensori ka rënë në bodrumin e banesës, gjersa prindërit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë e fëmijët kanë shpëtuar pa lëndime.

“Rreth orës 21:15 është këputur kavo e një ashensori në një objekt banesor në Gjakovë. Ashensori ka rënë në bodrum. Dy persona kanë pësuar fraktura. Në ashensor kanë qenë katër persona, prindërit dhe dy fëmijë të vegjël (foshnja)”, ka thënë Elezaj.

Nga ky rast është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.