Arrestohet i dyshuari për sulm me granatë në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të “Trepçës”

Arrestohet i dyshuari për sulm me granatë në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të “Trepçës”

Kronika September 06, 2023 - 16:22

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, transmeton Zeri.info.

“Ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim. /Zëri