Tejkaloi shpejtësinë, gjilanasi gjobitet me 300 euro dhe tre muaj ndalim vozitjeje

Tejkaloi shpejtësinë, gjilanasi gjobitet me 300 euro dhe tre muaj ndalim vozitjeje

Kronika September 06, 2023 - 16:08

Policia e Kosovë në Gjilan përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka gjobitur një shofer pasi ka vozitur 109 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngasësit të veturës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj, raporton Zeri.info

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”