Ngacmohet seksualisht një i mitur në veri të Mitrovicës
Foto: Ilustrim

Ngacmohet seksualisht një i mitur në veri të Mitrovicës

Kronika September 06, 2023 - 08:34

Një i mitur ka raportuar se një person tjetër (deri më tani i panjohur) e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 27.08.2023, në veri të Mitrovicës.

Ndërkaq, siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Më datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar, i mitur, ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.