Shpërthen sistemi i ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan, ka të lënduar
Foto: Ilustrim

Shpërthen sistemi i ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan, ka të lënduar

Kronika September 06, 2023 - 08:23

Dy persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të gazit të ngrohjes në një shtëpi në Lipjan.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është shoqëruar në Polici një person.

Me vendim të prokurorit, më pas i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Lipjan, 05.09.2023 – 07:40. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura, në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes.

Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat, kosovarë (bashkëshortë), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore dhe prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në Polici dhe i njëjti pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente. /Zëri