Plani operativ “Skuteri”: Në gusht u shqiptuan 58 gjoba dhe u konfiskuan 10 motoçikleta në Ferizaj

Plani operativ “Skuteri”: Në gusht u shqiptuan 58 gjoba dhe u konfiskuan 10 motoçikleta në Ferizaj

Kronika September 05, 2023 - 15:26

Policia e rajonale e Ferizajt ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Skuteri”.

Përmes njoftimit, Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se kanë zbatuar një plan operativ “Skuteri” dhe gjatë muajit gusht kanë shqiptuar 58 gjoba kundërvajtësve ndaj shoferëve të motoçikletave, raporton Zeri.info.

Në kuadër të këtij aktiviteti, policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullsive të dokumenteve, policia gjatë muajit gusht-2023 ka shqiptuar 58 gjoba kundërvajtëse, prej tyre: Drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi, 19 gjoba; Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 19 gjoba; Drejtimi i motoçikletës pa helmetë, 20 gjoba”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për parregullsi të dokumenteve gjatë kësaj periudhe thuhet se janë konfiskuar 10 motoçikleta.

“Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e Ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast Policia e Kosovës apelon te drejtuesit e motoçikletave t’i respektojnë rregullat dhe Ligjin e komunikacionit rrugor dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt. /Zëri