Policia gjen në Zveçan armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv

Policia gjen në Zveçan armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv

Kronika September 05, 2023 - 12:40

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në lagjen “Gvozden” në Zveçan këtë të martë, ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të armatimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar se janë konfiskuar disa armë automatike, granata dore dhe eksploziv.

“Hetimet rajonale të Mitrovicës së Veriut sot kanë ndërhyrë në Zveçan, lagjja ‘Gvozden’ dhe kanë zhvilluar bastisje. Gjatë kësaj kohe kemi hasur në disa armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv, të cilat janë konfiskuar”, ka thënë Elshani për Telegrafin.

Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, por janë disa të dyshuar.