Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin e vrasjes së djeshme në Prizren

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin e vrasjes së djeshme në Prizren

Kronika September 04, 2023 - 16:36

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në lidhje me të dyshuarin Aziz Gashi për vrasjen e djeshme në Prizren.

Bëhet e ditur se me gjithë veprimet e marra ai ka ka arritur të largohet në drejtim të panjohur dhe se ende nuk është arritur që të lokalizohet, raporton Zeri.info.

“Janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore në nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jetë i armatosur dhe ndalimi i te njejtit është me shkallë të lartë të rrezikshmërisë .Me qellim të lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me të shpejtë ,nga ana e Prokurorisë Themelore të Prizrenit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografisë së të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Prandaj Policia thotë se çdo ndihmë është e mirëseardhur dhe shpie në arrestimin e të dyshuarit në mënytrë që ai të dalë para drejtësisë. /Zëri