Klinë: Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Klinë: Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Kronika September 04, 2023 - 16:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 04.09.2023, rreth orës 10:15 ka pranuar informatën se një person në Klinë posedon armë.

Pas kësaj është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:

Një (1) Armë (Pistoletë) prodhim Çekosllovak

Dy (2) karikator të së njejtës arme

Pesëdhjetë e dy (52) fishek të kal: 7.65 mm

Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje në posedim, kontroll të paautorizuar të armeve”. /Zëri