Burri në Ferizaj e sulmon bashkëshorten e tij, 28-vjeçarja kërkon ndihmë në spital

Burri në Ferizaj e sulmon bashkëshorten e tij, 28-vjeçarja kërkon ndihmë në spital

Kronika September 02, 2023 - 22:22

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

E për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime dhe dërgohen në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Me dhunë nga bashkëshorti është përballur mbrëmë pas mesnate edhe një grua e në Ferizaj, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se 28-vjeçarja ka pohuar se pas një konflikti verbal, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.