Përfshihet nga zjarri një fabrikë e mobilieve në Suharekë

Përfshihet nga zjarri një fabrikë e mobilieve në Suharekë

Kronika September 02, 2023 - 14:36

Mëngjesin e së shtunës është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobikeve në Shirokë të Suharekës.

Lajmi u bë i ditur nga Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, e cila tha se me intervenimin e shpejtë u arrit që të lokalizohet zjarri dhe të shpëtojë pjesa më e madhe e fabrikës, raporton zeri.info.

“Sot në ora 07:25 min është përfshi nga zjarri Fabrika Mobileve te Naseri në Shirok,intervenimi shpejtë nga Zjarrfikësit edhe pse janë nga Dy Zjarrfikës në ndërrim kanë arritur të lokalizojnë dhe shpëtojnë pjesen më të madhe të Fabrikes”, thuhet në njoftim. /Zëri