Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person dhe lëndohet një tjetër

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person dhe lëndohet një tjetër

Kronika September 02, 2023 - 09:37

Në orët e hershme të mëngjesit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksident të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot në ora 06:10, në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Zeri.info.

“ Në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vetaksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri