Rrihen mes vete tre vëllezër në Obiliq, arrestohen dy prej tyre
Foto: Laura Hasani

Rrihen mes vete tre vëllezër në Obiliq, arrestohen dy prej tyre

Kronika September 02, 2023 - 09:06

Pas një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, tre vëllezër janë rrahur në mes vete në Obiliq.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 22:00 në Obiliq, raporton Zeri.info.

“Pas një mosmarrëveshje rreth një mjeti të përbashkët janë sulmuar fizikisht tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri