Rasti “Brezovica”, ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga burgu

Rasti “Brezovica”, ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga burgu

Kronika September 01, 2023 - 17:18

Gjykata Themelore në Pejë ia ka ndërprerë masën e paraburgimit njërit prej 12-të të akuzuarëve në rastin e njohur si, “Brezovica”, Bratisllav Nikoliq, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, përmes dorëzanisë.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se klienti i tij ka paguar shumës prej 50 mijë euro në formë të dorëzanisë.

“Ai është liruar me masën e dorëzanisë, në lartësi prej 50 mijë euro”.