Policia jep detaje për grabitjen në bankën “BKT”, një arrestuar, një në arrati [foto]
Foto: Laura Hasani

Policia jep detaje për grabitjen në bankën “BKT”, një arrestuar, një në arrati [foto]

Kronika September 01, 2023 - 14:24

Selia e Bankës Kombëtare Tregtare që gjendet në sheshin “Nënë Tereza” ka qenë cak i një grabitje sot.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se ka arrestuar një të dyshuar me inicialt N.D., pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa është në kërkim të të dyshuarit të dytë.

LEXO EDHE: Tentoi të plaçkit para në BKT, i dyshuari kapet në sheshin “Zahir Pajaziti” [video]

“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëher pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image