Tentoi të plaçkiste para në një bank, i dyshuari kapet në sheshin “Zahir Pajaziti” [video]

Tentoi të plaçkiste para në një bank, i dyshuari kapet në sheshin “Zahir Pajaziti” [video]

Kronika September 01, 2023 - 14:08

Një person dyshohet se ka tentuar të plaçkit para në një bank në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë.

I dyshuari është kapur nga Policia, raporton Zeri.info.

Pamjet e arrestimit të tij janë publikuar nga portali “Arbresh.info”, ndërsa shihet kur Policia e arreston të dyshuarin në sheshin “Zahir Pajaziti”, pak metra larg nga selia e bankës ku kishte tentuar të kryente plaçkitjen.

“Zëri” ka pyetur edhe Policinë në lidhje me rastin dhe jemi në pritje të përgjigjeve.