Policia sekuestron para që kishin ardhur nga Kopaoniku i Serbisë në Pejë

Policia sekuestron para që kishin ardhur nga Kopaoniku i Serbisë në Pejë

Kronika September 01, 2023 - 11:21

Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të dyshimit të shpëlarjes së parasë.

Lidhur me rastin, prokurori i rastit ka pranuar një informatë se nga disa persona është sjellë një shumë e parave nga Kopaoniku i Serbisë dhe janë duke u dërguar në Pejë.

“Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash. Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri