Dogana dhe Policia parandalojnë një rast kontrabande barnash nga Shqipëria dhe Serbia

Dogana dhe Policia parandalojnë një rast kontrabande barnash nga Shqipëria dhe Serbia

Kronika August 29, 2023 - 15:33

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka ndaluar një automjet të dyshuar, ku edhe ka zbuluar një sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Sipas njoftimit të Doganës, thuhet se mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar, raporton Zeri.info.

“Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Image

 

Image

 

Image