
Mërgimtares i vidhet vetura me targa zvicerane në Ferizaj
Kronika
August 11, 2023 - 09:36
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka njoftuar se dikush ia ka vjedhur veturën me targa zvicerane.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 03:00, në Ferizaj, raporton Zeri.info.
"Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur ia kanë vjedhur veturën me targa zvicerane. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri