Aksion policor në disa qytete, arrestohen gjashtë persona dhe konfiskohet artikuj të dëmshëm ushqimor

Aksion policor në disa qytete, arrestohen gjashtë persona dhe konfiskohet artikuj të dëmshëm ushqimor

Kronika June 08, 2023 - 17:25

Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, sot në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione; dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë.

Në këtë aksion janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar artikuj ushqimorë me përmbajtje të dyushimtë, ndërsa në njërin prej lokacioneve është sekuestruar edhe një armë, transmeton Zeri.info.

“Gjatë realizimit të operacionit policor, janë arrestuar gjatë të dyshuar: K.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1964), E.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992), M.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1968), H. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994) dhe E.I., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2001)”

“Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje në njoftim thuhet se ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’

Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./Zëri

Image

Image

Image

Image