Gjendet një mjet shpërthyes në Drenas

Gjendet një mjet shpërthyes në Drenas

Kronika June 08, 2023 - 09:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 11:24 në Korroticë të Drenasit është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Bëhet e ditur se njësitet policore kanë marrë masat e nevojshme duke e siguruar vendin e ngjarjes.

Mjeti është çminuar pastaj nga KFOR-i dhe nuk u shkaktua ndonjë incident. /Zëri